Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Ariana Grande shpërthen në lot në koncertin e fundit të turneut

Ariana Grande përfundoi turneun e saj dhe i dha lamtumirën skenës mes lotësh në O2 Arena të Londrës.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Ariana Grande shpërtheu në lot teksa përfundoi koncertin e saj të fundit të turneut “Eternal Sunshine” në O2 Arena të Londrës, përpara se të marrë një pushim nga karriera. Këngëtarja ka kaluar tre muajt e fundit duke performuar për fansat e saj në mbarë botën dhe i dha lamtumirën skenës, pasi planifikon të tërhiqet për o periudhë nga vëmendja e publikut.

Ariana Grande shpërthen në lot në koncertin e fundit të turneut
Foto: zhurnal.mk

Duke folur në skenë, ajo u shpreh mes lotësh se ka qenë përvoja më e bukur dhe më e jashtëzakonshme e jetës së saj. Gjatë natës së fundit të turneut, artistja u pushtua nga emocionet teksa këndonte “One Last Time” dhe u kërkoi fansave ta ndihmonin të këndonte, ndërkohë që po rikuperohet nga një dëmtim i lehtë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Gjakovës 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme