Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Apeli shpall të pafajshëm Armando Ndrecën, vëllain e ish-deputetit socialist

Gjykata e Apelit në Tiranë ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë, duke e liruar Armando Ndrecën nga akuzat për kultivim kanabisi dhe vjedhje energjie.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Gjykata e Apelit në Tiranë ka shpallur të pafajshëm Armando Ndrecën, vëllain e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Eduard Ndreca. Më herët, shkalla e parë e kishte dënuar atë me 4 vjet e 4 muaj burg për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike, pasi ishte deklaruar i pafajshëm për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Apeli shpall të pafajshëm Armando Ndrecën, vëllain e ish-deputetit socialist
Foto: shqiptarja.com

Ndërkohë, për dy të pandehurit e tjerë, Elvis Shpellzajn dhe Armel Nikdukajn, Apeli la në fuqi vendimin e Gjykatës së Lezhës, e cila i dënoi ata me nga 6 vjet e 8 muaj burg për veprat penale të kultivimit të bimëve narkotike, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si dhe vjedhjes së energjisë elektrike ose impulseve telefonike. Të tre personat ishin arrestuar nga Policia e Lezhës pas zbulimit të një stani të përshtatur për kultivim kanabisi në zonën e Kashnjetit, ku u sekuestruan 2 973 bimë narkotike, fidanë, një sasi kanabisi, 50 llamba, pajisje ventilimi dhe sende të tjera.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Brezovicë 19 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. KEDS: Ndërprerje të rrymës të mërkurën për shkak të punimeve

    27% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

  2. Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Suharekë

    36% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme