I riu denoncon efektivët për dhunë në Komisariatin Nr. 1
Një qytetar ka denoncuar se është dhunuar dhe kërcënuar nga efektivët e policisë pas protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”./n
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Një i ri ka denoncuar se është shoqëruar dhe dhunuar nga efektivët e policisë pasi mori pjesë në protestën e mbajtur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Sipas dëshmisë së tij dhënë për mediat, pas shpërndarjes së protestuesve ai është ndaluar bashkë me një shok dhe është dërguar në Komisariatin Nr. 1.
I riu ka përmendur me emra punonjësit e policisë, Roki Pepa dhe Ervin Hasrama, të cilët i ka akuzuar se e kanë thirrur në një zyrë pas qëndrimit në paraburgim dhe e kanë goditur. Ai ka deklaruar se gjatë ngjarjes është kërcënuar me fjalët: «Mos harro se e ke personale. Mos harro se këto pllaka kishe për t’i larë në gjak».
Ndër të tjera, i riu u shpreh se do ta ndjekë çështjen deri në fund dhe do ta denoncojë ngjarjen, duke shtuar se ka pasur edhe probleme shëndetësore në familje për të cilat nuk ka marrë mbështetje shtetërore.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar