Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për afatet e paraburgimit
Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës, i cili kundërshtonte pezullimin e afateve të paraburgimit.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili kundërshtonte pezullimin e afateve të paraburgimit. Sipas burimeve, në ankimimin e tij Meta ka pretenduar se ka qenë i pranishëm në çdo seancë gjyqësore dhe se nuk mund të mbajë përgjegjësi apo të vuajë pasojat e gjyqeve që janë shtyrë për shkaqe të ndryshme.
Meta u shpreh para trupit gjykues se shtyrja e seancave nuk ka ardhur për shkak të tij, por si pasojë e bojkotit të Dhomës së Avokatisë si shenjë proteste për rregulloren e re të GJKKO-së. Madje, ai theksoi se në çdo rast i ka thënë gjykatës se është i gatshëm ta bëjë vetë mbrojtjen pa avokat. Pas këtij vendimi, pritet zbardhja e vendimit të arsyetuar nga ana e gjykatës.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


