Kanita tregon pse e mban të fshehtë jetën private dhe romancën me Besar Metën
Këngëtarja e njohur shpjegon arsyet pse preferon ta ruajë larg vëmendjes publike lidhjen e saj sentimentale.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Jeta sentimentale e këngëtares Kanita ka tërhequr vëmendjen e publikut, veçanërisht pas aludimeve dhe lajmeve në mediat rozë për një lidhje të mundshme me Besar Metën, djalin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Megjithatë, ajo ka zgjedhur të mos ndajë detaje nga kjo pjesë e jetës, duke i mbajtur marrëdhëniet personale larg vëmendjes së gjerë.
Gjatë një interviste, Kanita u pyet për arsyen e kësaj largësie dhe shpjegoi se privatësia i jep qetësi, duke mos lejuar ndërhyrjen e të tjerëve në gjërat që i përkasin vetëm asaj. «Preferoj mos të flas për jetën private. Është diçka shumë e shenjtë për mua, dhe mendoj se kur është private nuk mund të ndërhyjë asnjë njeri tjetër dhe jam më e qetë. Besoj te syri», u shpreh ajo, duke shtuar se disa gjëra kanë më shumë vlerë kur mbeten vetëm mes njerëzve që i përjetojnë.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar