Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kulturë

Ana dhe Kevin kalojnë pushimet e fundit si çift në Vlorë

Çifti po shijon ditë relaksi në bregdetin e Radhimës, teksa përgatitet për ardhjen e bebit dhe nisjen e kapitullit të ri të prindërimit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Në prag të një ndryshimi të madh në jetën e tyre, Ana dhe Kevin kanë zgjedhur bregdetin e Radhimës në Vlorë për të kaluar ditë relaksi. Ata kanë ndarë me ndjekësit e tyre pamje nga natyra, deti dhe çastet e kaluara së bashku përmes rrjeteve sociale.

Foto: Ana dhe Kevin / Indeksonline
Foto: Ana dhe Kevin / Indeksonline

Një nga postimet e shpërndara nga Kevini në InstaStory, ku shkruhej se këto janë pushimet e fundit verore përpara se jeta të nisë me të vërtetë, ka tërhequr vëmendjen e publikut. Duke qenë se Ana është në pritje të ëmbël, këto momente shënojnë periudhën e fundit që dyshja kalon vetëm si çift përpara se të bëhen prindër për herë të parë.

Përveç pamjeve të detit, ata kanë publikuar edhe fotografi të tjera që dëshmojnë mbrëmjet e kaluara pranë njëri-tjetrit, duke përmbyllur kështu një verë të veçantë dhe duke pritur me emocione aventurën e re të prindërimit.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme