Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

AME paralajmëron rrezik zjarre në Kosovë për temperaturat e larta

Agjencia kërkon shmangjen e djegies së mbeturinave bujqësore dhe kufizimin e aktiviteteve jashtme 11:00–17:00.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka lëshuar apel urgjent për kujdes maksimal pasi Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëroi periudhë me temperatura të larta që rrisin rrezikun e shpërthimit dhe përhapjes së shpejtë të zjarreve në zona pyjore dhe bujqësore.

AME paralajmëron rrezik zjarre në Kosovë për temperaturat e larta
Foto: Ilustrim · Accursed Mountains in the West part of Kosovo (Albania, Montenegro and Kosovo) (CC BY 4.0) / Wikimedia Commons

AME-ja u kërkoi veçanërisht fermerëve të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë ndezje të pakontrolluara, duke përfshirë djegjen e mbeturinave nga aktivitetet bujqësore, kashta apo bimësia e tharë, si dhe ndezjen e zjarreve në hapësira të hapura.

Qytetarëve u është rekomanduar që të kufizojnë aktivitetet fizike në ambient të jashtëm gjatë orëve më të nxehta të ditës, nga ora 11:00 deri në 17:00, dhe të mos hidhin mbetje qelqi apo cigare në natyrë. Çdo rast i dyshimtë për zjarr duhet raportuar menjëherë në numrat emergjentë 112, 192 ose 193.

Sipas njoftimit, ndezja e zjarreve me dashje apo si pasojë e pakujdesisë përbën shkelje penale dhe do të ndiqet nga institucionet përgjegjëse. AME-ja thotë se koordinon me të gjitha institucionet e shtetit për zbatimin e rreptë të masave parandaluese.

Burim: Gazeta Metro
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X
LIVE Brezovica 2 Brezovicë 25 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme