Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Në çfarë bashkëpunimi do të vazhdojë Britania për zgjedhjet e 7 qershorit?

Jonathan Hargreaves takoi kryesuesin e KQZ-së Kreshnik Radoniqin dhe vuri në dukje marrëdhënien e ngushtë në bashkëpunimin kibernetik.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka takuar kryesuesin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqin. Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves tha se KQZ luan rol thelbësor në sigurimin e integritetit dhe transparencës së proceseve zgjedhore.

Në çfarë bashkëpunimi do të vazhdojë Britania për zgjedhjet e 7 qershorit?
Foto: Wikimedia Commons

Ai shtoi se gjatë takimit me Radoniqin kishte qenë pozitive të dëgjonte se si KQZ po përmirëson dhe ashpërson procedurat. Hargreaves theksoi marrëdhënien e ngushtë mes KQZ-së dhe Britanisë në bashkëpunimin kibernetik për tabulimin e votave dhe publikimin e softuerit në zgjedhjet e fundit komunale dhe nacionale.

"Kam kënaqësinë të vazhdoj mbështetjen tonë për zgjedhjet e ardhshme nacionale më 7 qershor", ka thënë ai.

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Rrethi i Çagllavicës Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme