Zhurma Press E Enjte · 08 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 01:05 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Politikë SHQ

Ambasada e SHBA-së kërkon formimin e institucioneve të Kosovës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përsëritur thirrjen për formimin e institucioneve, duke paralajmëruar se ngërçi po sjell humbje mundësish.

Redaksia ZHURMA 16:15 Përditësuar 08:32 1 min lexim
Ambasada e SHBA-së kërkon formimin e institucioneve të Kosovës
FOTO · voxkosova.com Arkivi ZHURMA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka përsëritur thirrjen për formimin e institucioneve të Kosovës, ndërsa Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje refuzojnë të thërrasin Kuvendin për konstituim dhe të formojnë Qeverinë, dhe ndërkohë që marrëveshje për presidentin nuk ka në horizont.

Në një përgjigje për RTV21, Ambasada amerikane ka paralajmëruar se vazhdimi i ngërçit politik po i kushton Kosovës me humbje të mundësive. “Udhëheqësit politikë të Kosovës duhet të bashkëpunojnë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Populli i Kosovës pret që udhëheqësit të veprojnë në interesin më të mirë të vendit”, ka deklaruar një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

Ambasada ka theksuar se zvarritja e situatës politike tashmë po sjell pasoja për vendin, duke shtuar se udhëheqësit duhet t'i japin përparësi progresit dhe stabilitetit për të gjithë qytetarët.

Burimet: Vox Kosova (klaster 1 outlets).

Komentet