Pse Alvarez mund të shkojë te Barcelona?
Julian Alvarez mund të largohej nga Atletico Madridi për 100 milionë euro
MADRID — Julian Alvarez duket se është gjithnjë e më pranë largimit nga Atletico Madridi, teksa sulmuesi argjentinas beson se klubi do ta respektojë një marrëveshje të arritur më herët, nëse mbërrin një ofertë prej 100 milionë eurosh. Sipas raportimeve të SPORT, reprezentuesi i Argjentinës është i bindur se drejtuesit e Atletico Madridit i kishin premtuar se do ta lejonin të largohej në rast se një klub do të ofronte 100 milionë euro.
Barcelona vazhdon ta konsiderojë sulmuesin një nga objektivat kryesorë për repartin ofensiv, por kufizimet financiare të klubit katalanas mbeten pengesa kryesore për finalizimin e transferimit. Nga ana tjetër, drejtori ekzekutiv i Atletico Madridit, Miguel Angel Gil Marin, thuhet se ka ashpërsuar qëndrimin e klubit.
Alvarez në qendër të një loje të madhe – Barcelona i vendos një ultimatum yllit argjentinas Ai ka theksuar se largimi i Alvarezit mund të ndodhë vetëm nëse paguhet klauzola e lirimit prej 500 milionë eurosh, duke përmendur gjithashtu interesimin e pretenduar të Real Madridit dhe duke vënë në dyshim aftësinë financiare të Barcelonës për të realizuar një transferim të tillë.
Sipas raportimeve, Barcelona ka paraqitur një ofertë prej rreth 90 milionë eurosh, plus bonuse të lidhura me performancën, e strukturuar në disa këste. Megjithatë, Atletico Madridi nuk e konsideron të mjaftueshme këtë propozim, ndërsa saga e transferimit të Alvarezit vazhdon.
Burim: Telegrafi, https://telegrafi.com/zbulohet-marreveshja-sekrete-qe-mund-ta-dergoje-alvarezin-te-barcelona/ — Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.