Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Altin Krasniqi: Drejtësia do të triumfojë, çlirimtarët të kthehen në atdhe

Në fshatin Negroc është përuruar lapidari dhe simboli i UÇK-së për ish-kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Në fshatin Negroc të Drenasit është përuruar obelisku në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, dhe të tri shkronjave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë ceremonisë, djali i tij, Altin Krasniqi, ka falënderuar komisionin e fshatit për iniciativën, si dhe kryetarin e fshatit, Gjon Krasniqi, për kontributin në realizimin e kësaj vepre, duke theksuar se kjo mbështetje u jep forcë në kohë të vështira.

Altin Krasniqi: Drejtësia do të triumfojë, çlirimtarët të kthehen në atdhe
Foto: dukagjini.com

«Dëshiroj t’ju falënderoj secilin prej jush që kontribuuat dhe bët të mundur ngritjen e këtij obeliskut, i cili do të mbetet një simbol i përhershëm i respektit, mirënjohjes dhe kujtesës sonë», u shpreh ai, duke shtuar se shpreson në triumfin e drejtësisë dhe kthimin e menjëhershëm të të gjithë çlirimtarëve në atdheun e tyre pranë familjeve.

Siç raportoi Zhurma më 4 nëntor 2026, familja Krasniqi ka përcjellë mesazhe lidhur me mungesën e ish-kryetarit të Kuvendit dhe situatën e tij në paraburgim.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Vërmicë 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. Azemi: Jon Sadiku më kërcënoi dhe organizoi mashtrimin me leukeminë

    50% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme