Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Albin Kurti heziton të komentojë aktgjykimin e Speciales ndaj Hashim Thaçit

Kryeministri nuk ka dhënë ndonjë qëndrim pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka hezituar të deklarohet dhe nuk ka dhënë ndonjë qëndrim kur është pyetur nga gazetarët për vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të bashkakuzuarve të tjerë në rastin për pengim të administrimit të drejtësisë. Aktgjykimi është shpallur nga gjykatësi Christopher Gosnell në seancën e mbajtur në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Albin Kurti heziton të komentojë aktgjykimin e Speciales ndaj Hashim Thaçit
Foto: euronews.al

Në këtë proces gjyqësor, ish-presidenti Hashim Thaçi është shpallur fajtor dhe është dënuar me 1 vit e pesë muaj burgim në disa pika në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Krahas tij, në këtë rast janë akuzuar edhe ish-drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Bashkim Smakaj, i cili u dënua me 12 muaj burgim, si dhe Fadil Fazliu me 12 muaj burgim, ndërsa ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, u dënua me një muaj burgim. Ndërkaq, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, u shpall i pafajshëm nga gjykata.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Rr.Tirana, Prizren 19 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. KEDS: Ndërprerje të rrymës të mërkurën për shkak të punimeve

    27% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

  2. Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Suharekë

    36% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme