Albian Ajeti dënohet me tri ndeshje pas kartonit të kuq
Sulmuesi shqiptar i Luganos është dënuar nga autoritetet e futbollit zviceran pas ndërhyrjes së rëndë ndaj Hugo Vandermersch.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Sulmuesi Albian Ajeti është dënuar me tri ndeshje moslojë pas kartonit të kuq të marrë në përballjen kundër St. Gallenit, ku Lugano u mposht me rezultatin 5:0 në ndeshjen e xhiros së 13-të të Superligës së Zvicrës. Qendërsulmuesi 29-vjeçar u ndëshkua direkt në minutën e 11-të për shkak të ndërhyrjes së rëndë dhe të rrezikshme ndaj futbollistit Hugo Vandermersch, ndërhyrje e cila u vlerësuar nga autoritetet disiplinore si faull me rrezik të lartë për sigurinë fizike të kundërshtarit. Siç raportoi Zhurma më 1 nëntor 2026, lojtari kishte rigjetur formën e tij më të mirë në këtë edicion, ku ka regjistruar 15 ndeshje dhe ka shënuar gjashtë gola në të gjitha garat.
Për shkak të këtij vendimi të autoriteteve zvicerane, sulmuesi do t'i mungojë skuadrës së drejtuar nga Mattia Croci-Torti në tri përballjet e ardhshme kampionale kundër Grasshopperit, Luzernit dhe Zurichut. Ndërkohë, klubi zviceran po shqyrton mundësinë e apelimit të këtij vendimi disiplinor.