Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë 📣
E Shtunë · 25 Korrik 2026 ● Lajmi i fundit
Lajm

Alba Health lidh marrëveshje me Banjën e Kllokotit — zbritje për klientët e Spitex

me mikpritje dhe bashkëpunime profesionale për shërbimet më të organizuara

Redaksia ZHURMA Përditësuar 05:00 + Ruaj
Alba Health lidh marrëveshje me Banjën e Kllokotit — zbritje për klientët e Spitex
FOTO · Foto: Banja Kllokot ThermomineralSpa / Wikimedia Commons

ZVICËR — Alba Health synon t'i ndihmojë organizatat Spitex në Zvicër të zhvillojnë shërbime më të organizuara, profesionale dhe të besueshme. Me një qasje të mbështetur në cilësi, strukturë dhe bashkëpunim, Alba Health u ofron organizatave anëtare mbështetje për përmirësimin e proceseve të brendshme, përcaktimin më të qartë të përgjegjësive dhe koordinimin më të mirë ndërmjet ekipeve.

Kjo ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e kujdesit që u ofrohet pacientëve dhe familjeve të tyre. Në një sektor ku kërkesat administrative, ligjore dhe profesionale ndryshojnë vazhdimisht, qasja në informacione të sakta dhe shkëmbimi i përvojave janë të domosdoshme.

Alba Health krijon një rrjet ku organizatat Spitex mund të diskutojnë sfidat, të zhvillojnë praktika më të qëndrueshme dhe të orientohen drejt standardeve më të larta të shërbimit. Pjesë e kësaj qasjeje janë edhe partneritetet që krijojnë mundësi të reja për anëtarët.

Së fundmi, Alba Health ka nisur bashkëpunimin me Hotel Gallery – Kompleksin e Banjës së Kllokotit, pas një vizite ku përfaqësuesit e saj u njohën nga afër me ambientet, shërbimet dhe kapacitetet në fushën e rehabilitimit, mirëqenies dhe trajtimeve terapeutike. Përmes këtij bashkëpunimi, anëtarët e Alba Health do të kenë mundësi t'i referojnë klientët e tyre në Hotel Gallery – Banja e Kllokotit, ku do të përfitojnë kushte të favorshme dhe zbritje në shërbime të përzgjedhura.

*Burim: Telegrafi, https://telegrafi.com/cilesi-stru...

*— Redaksia ZHURMA*

Të ngjashme

Diaspora →