Alarm për bombë në institucione shtetërore dhe evakuime në Fier
Mesazhe kërcënues për vendosjen e mjeteve shpërthyese kanë mbërritur në disa institucione shtetërore, duke sjellë evakuimin e Gjykatës dhe Prokurorisë së Fierit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
FIER — Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri, përfshirë Kryeministrinë, ministritë, institucionet e drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë. Sipas raportimeve, në këtë Tirana dhe në qytetin e Myzeqesë, Fieri, situata ka vënë në lëvizje strukturat e sigurisë. Administrata është alarmuar dhe në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë.
Në mesazhin e dërguar thuhet: «Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati».
Pas marrjes së këtij njoftimi, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit, ndërkohë që autoritetet vijojnë ndjekjen e situatës në institucionet e prekura nga kërcënimi.