Presidenti i Malit të Zi viziton Kosovën
Presidenti malazez zhvillon vizitë zyrtare, Policia e Kosovës njofton masa sigurie dhe ndërprerje të përkohshme trafiku.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë. Për mbarëvajtjen e kësaj vizite, Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprimet e nevojshme përfshirë masat e sigurisë dhe rregullimin e qarkullimit në trafik.
Sipas njoftimit zyrtar, për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës nga pika kufitare Kullë – Pejë dhe zhvillimin e aktiviteteve në rajonin e Pejës, policia do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore në intervale të shkurtra kohore, si dhe do të orientojë trafikun në rrugë alternative. Policia ka kërkuar mirëkuptim të plotë nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik.