Arsenali fiton ndaj Nottingham Forest falë golit të Noni Madueke
Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta siguron tri pikët në transfertë pas një ndeshjeje të vështirë në Ligën Premier.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Arsenali ka marrë një fitore minimale 0-1 në udhëtim te Nottingham Forest, në kuadër të xhiros së shtatë të Ligës Premier. Skuadra londineze e dominoi kontrollin e topit që në minutat e para, por nuk arriti ta shoqëronte këtë epërsi me raste të rrezikshme për shënim, duke mos regjistruar asnjë goditje në portë deri në minutën e 80-të.
Vendimtar për “Topçinjtë” u bë Noni Madueke, i cili realizoi një supergol në minutën e 80-të të takimit, duke i siguruar ekipit pikët e plota pas një paraqitjeje me vështirësi. Me këtë triumf, skuadra e Mikel Artetas ngjitet në kuotën e 18 pikëve dhe pozicionohet në vendin e dytë në tabelë, ndërsa Nottingham Forest mbetet në pozitën e 18-të me vetëm pesë pikë.