Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Aktgjykimi prej 170 faqesh: Çka konstatoi gjykata për familjen Mehmetaj

Gjykata ka shqyrtuar pretendimet e Prokurorisë dhe ka liruar tre anëtarët e familjes Mehmetaj për sulmin ndaj autobusit në Gllogjan.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Në aktgjykimin prej 170 faqesh për lirimin e tre anëtarëve të familjes Mehmetaj, Kastriotit, Kreshnikut dhe Halilit, lidhur me sulmin ndaj autobusit në Gllogjan, gjykata ka shqyrtuar pretendimet e Prokurorisë rreth motivit të mundshëm dhe lidhjes së viktimës Gani Gjokaj me vajzën e familjes së të akuzuarve. Sipas vendimit, në këtë çështje penale nuk është arritur të vërtetohet asnjëri nga elementet objektive të veprës penale, pasi mungojnë provat që dëshmojnë lidhjen kauzale mes veprimeve të të pandehurve dhe pasojës së shkaktuar.

Aktgjykimi prej 170 faqesh: Çka konstatoi gjykata për familjen Mehmetaj
Video · YouTube ↗

Prokuroria kishte pretenduar se Halil Mehmetaj kishte vendosur një orë dore në arkivolin e vajzës gjatë ceremonisë së varrimit si simbol dhe betim për hakmarrje. Halili kishte deklaruar se veprimi nuk kishte pasur domethënie të tillë, ndërsa imami i pranishëm dëshmoi se kishte dëgjuar vetëm fjalët: «Këtë orë ma ke dhuru për ditëlindje dhe po ta kthej prapë». Gjykata vlerësoi se dëshmia e imamit ishte më bindëse sesa interpretimi i dëshmitarit B. Hamzaj për traditën e orës, duke konstatuar se «erdhi në përfundim se nuk është vërtetuar se vendosja e orës nga i pandehuri Halil është bërë për të simbolizuar betimin për hakmarrje».

Po ashtu, gjykata trajtoi dëshminë e B. Hamzaj lidhur me ndryshimin e sjelljes së Halilit dhe shmangien e kontakteve pas ngjarjes, duke vlerësuar se «kemi të bëjmë më një interpretim sjelljesh dhe rrethanash të bëra nga dëshmitari B. Hamzaj, të cilat edhe pse për të mund të jenë tregues i rëndësishëm, gjykata nuk mund t’i përdor si bazë për konstatimin e fajësisë, as si të vetme e as në ndërlidhje me ndonjë rrethanë tjetër të njohur». Lidhur me pretendimin se Halili kishte fajësuar Gani Gjokajn për vetëvrasjen e vajzës në prani të djemve, gjykata konstatoi se nuk ka pasur prova për të vërtetuar se kur apo në çfarë mënyre i pandehuri kishte ndikuar te djemtë e tij për kryerjen e veprës penale.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 25 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme