Aktakuzë ndaj shtetasit të Shqipërisë për mbi 2 kg drogë në çantë
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër një shtetasi të Shqipërisë pasi iu gjetën mbi dy kilogramë marihuanë në çantë.
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Xh.K., i cili është shtetas i Republikës së Shqipërisë dhe gjendet nën masën e paraburgimit. Ai dyshohet për veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Sipas aktakuzës, në pikëkalimin kufitar të Vërmicës, gjatë kontrollit në autobus, në çantën e të pandehurit janë gjetur mbi dy kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë, si dhe një peshore elektrike me këllëf. Droga ishte siguruar në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe ishte destinuar për t'u importuar në Republikën e Kosovës, konkretisht në qytetin e Ferizajt, për t'u shpërndarë e ofruar për shitje. Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit pas administrimit dhe vlerësimit të provave.
Burimet: IndeksOnline (klaster 1 outlets).