Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Aktakuzë ndaj drejtorit të Kulturës në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren: keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

PRIZREN — Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër B.B., drejtor i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Suharekës, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare, si dhe ndaj personit A.M., përgjegjës i operatorit ekonomik "A.G." Sh.p.k., nën dyshimin për mashtrim në prokurim publik. Sipas aktakuzës, i pandehuri B.B., akuzohet se prej datës 23 shtator 2019 deri më 20 dhjetor 2021, në cilësinë e menaxherit të kontratës në projektin "Ndërtimi i lapidarit për viktimat e viteve (1912-1945)" në fshatin Samadraxhë, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, me dashje ka tejkaluar kompetencat e tij, me qëllim që t’i mundësojë përfitim operatorit ekonomik "A.G. Sh.p.k".

Aktakuzë ndaj drejtorit të Kulturës në Suharekë
Foto: Prizreni vend i mrekullueshëm / Wikimedia Commons

Sipas prokurorisë, nga këto veprime Komunës së Suharekës i është shkaktuar dëm material në shumën prej 5,000 euro, dëm ky, i vërtetuar edhe me ekspertizën e ndërtimtarisë. Ndërsa, i pandehuri A.M., po akuzohet se në cilësinë e personit përgjegjës të operatorit ekonomik "A.G." Sh.p.k., me dashje, nuk ka zbatuar detyrimet që rrjedhin nga kontrata e prokurimit publik për realizimin e projektit "Ndërtimi i lapidarit për viktimat e viteve (1912-1945)" në fshatin Samadraxhë.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit dhe vlerësimit të provave, të pandehurit e lartëcekur, për veprat penale për të cilat akuzohen, të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Burim: Kallxo, https://kallxo.com/lajm/aktakuze-ndaj-drejtorit-te-kultures-ne-komunen-e-suharekes-dhe-ndaj-pergjegjesit-te-nje-kompanie/
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Fushë Kosova Fushë Kosovë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme