Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Çfarë dihet për aksidentin me gjashtë të lënduar në Vushtrri?

Tri vetura u përplasën në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në fshatin Dobërllukë.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

VUSHTRRI — Gjashtë persona u lënduan sot në një aksident trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:50, njoftoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

Çfarë dihet për aksidentin me gjashtë të lënduar në Vushtrri?
Foto: telegrafi.com

Sipas tij, në aksident u përfshinë tri automjete me targa civile vendore. Njëri nga drejtuesit e automjeteve psoi lëndime të rënda trupore. Të gjashtë të lënduarit u dërguan për trajtim mjekësor: një në Emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë dhe pesë të tjerë për trajtim të mëtejmë në QKUK. Njësitë policore po hetojnë rrethanat e aksidentit.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Deçan 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme