Aksident tragjik në Lezhë, makina përplas për vdekje të miturin
Një automjet ka përplasur një të mitur që lëvizte me monopatinë në aksin rrugor që lidh Fishtën me superstradën Lezhë-Shkodër.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
LEZHË — Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor që lidh Fishtën me superstradën Lezhë-Shkodër, ku një automjet tip „Audi“ ka përplasur një të mitur që po lëvizte me monopatinë. Përplasja ka qenë e rëndë dhe automjeti ka përfunduar në kanal. I mituri është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të marra.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. K., rreth 33 vjeç, është shoqëruar në polici, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.