Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Aksident tragjik në aksin Elbasan-Cërrik, humb jetën 31-vjeçari

Një 31-vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti në aksin Elbasan-Cërrik, pasi motomjeti me të cilin udhëtonte u përplas me barrierat anësore.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

ELBASAN — Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në aksin Elbasan–Cërrik, në Gjergjan, ku një 31-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së motomjetit me barrierat anësore të rrugës. Sipas të dhënave paraprake, viktima është shtetasi Mikail Kastlli, 31 vjeç, banues në Gostima. Për shkaqe që ende nuk janë sqaruar, ai dyshohet se humbi kontrollin e drejtimit të motomjetit dhe u përplas me barrierën mbrojtëse. Nga përplasja e fortë, 31-vjeçari pësoi dëmtime të rënda dhe ndërroi jetë në vendngjarje. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor mbërritën në zonë dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryejnë veprimet për përcaktimin e shkakut dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Aksident tragjik në aksin Elbasan-Cërrik, humb jetën 31-vjeçari
Foto: albeu.com
Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme