Aksident në aksin Fier-Patos, makina përplas këmbësoren
Një automjet ka përplasur një grua në <a href="/fieri/">Fier</a>, e cila është dërguar me ambulancë në spital.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
FIER — Një aksident rrugor ka ndodhur në Fier, në aksin Fier-Patos, pranë ish-Parkut të Mallrave, ku një automjet tip “Volkswagen” ka përplasur një grua që po kalonte rrugën. E lënduara është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka sjellë bllokim dhe rëndim të trafikut në të dyja drejtimet e lëvizjes. Policia ka mbërritur në vendngjarje për të kryer veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti.