Aksident me monopatinë në Vlorë, i riu përfundon në spital
Një i ri u rrëzua me monopatinë në Lungomare dhe u dërgua në spital me dëmtime në gjymtyrë.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
VLORË — Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lungomare të Vlorës, ku një i ri që lëvizte me monopatinë është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime në gjymtyrë. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë ambulanca dhe policia, ndërsa i riu është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.