Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Aksident i trefishtë në aksin Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi

Tre automjete janë përplasur pranë mbikalimit të Rinasit, duke sjellë përmbysjen e një mjeti dhe vështirësi në qarkullim.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

DURRËS — Qarkullimi i automjeteve në autostradë është ndërprerë përkohësisht pas një përplasjeje ku janë përfshirë tre automjete. Ngjarja ka ndodhur pranë kthesës së Rinasit, ku njëri nga mjetet e përfshira në aksident, konkretisht një tip “Benz”, ka përfunduar i përmbysur në rrugë.

Foto: boldnews.al / boldnews.al
Foto: boldnews.al / boldnews.al

Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, në përplasje është përfshirë edhe një automjet tjetër me targa zvicerane. Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e Policisë dhe autoambulancat kanë mbërritur pranë zonës së aksidentit, ndërkohë që autoritetet nuk kanë dhënë ende një njoftim zyrtar lidhur me praninë e personave të lënduar.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme