Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Aksident i rëndë në Selenicë

Një aksident rrugor ka ndodhur në fshatin Gumenicë, në bashkinë Selenicë

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Një aksident rrugor ka ndodhur në fshatin Gumenicë, në bashkinë Selenicë, ku një automjet është përplasur me një furgon që transportonte pasagjerë. Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e përplasjes.

Aksident i rëndë në Selenicë
Foto: javanews.al

Të dëmtuarit janë transportuar me autoambulanca drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të dokumentuar aksidentin dhe zbardhjen e rrethanave që çuan në përplasjen e dy mjeteve.

Sipas burimeve, të lënduarit po i nënshtrohen ekzaminimeve dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor nga ekipet e urgjencës.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme