Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë 📣
E Diel · 26 Korrik 2026 ● Lajmi i fundit
Lajm

Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

Drejtuesi i mjetit dhe katër pasagjerë mbetën të plagosur; viktima është identifikuar si I.H, 52 vjeç

Redaksia ZHURMA Përditësuar 10:25 + Ruaj
Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
FOTO · Ilustrim · Kosovo Police Human Trafficking Campaign (Public domain) / Wikimedia Commons

VLORË — Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin Vlorë–Llogara, pranë fshatit Fushë Dukat, ku një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja është regjistruar rreth orës 06:15, kur një furgon me targa AC 701 AJ, që transportonte punëtorë të cilët dyshohet se ishin duke shkuar në punë nga Tirana drejt zonës së bregdetit, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anës saj.

Sipas dyshimeve paraprake, shkak i aksidentit mund të ketë qenë përgjumja e drejtuesit të mjetit ose një problem shëndetësor i papritur, por grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e plota të ngjarjes. Ekipet e zjarrfikësve ndërhynë për të prerë pjesë të mjetit dhe për të bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurve.

Të plagosurit janë identifikuar si S.H, 22 vjeç; Q.H, 44 vjeç dhe S.R, rreth 22 vjeç, si dhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur. Ata u transportuan me ambulanca drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa trupi i viktimës u dërgua në morgun e spitalit.

Sipas dyshimeve paraprake, shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur hetimet dhe po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë “Rreth orës 06:10, në aksin rrugor Vlorë–Llogara, në vendin e quajtur “Fushë Dukat”, një automjet tip furgon, me drejtues shtetasin S. R., 22 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej pasagjerëve, shtetasi I. H., 52 vjeç. Drejtuesi i mjetit dhe 3 pasagjerët e tjerë janë transportuar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Burim: Euronews Albania

— Redaksia ZHURMA

Të ngjashme

Shqipëri →