AKI: Qytetarët vendosën mbishkrimin shqip në parkun e Butelit
Këshilltarët e AKI-së njoftojnë se qytetarët ndërmorën vetë hapin për vendosjen e gjuhës shqipe në tabelën e Mega Parkut.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Në tabelën hyrëse të Mega Parkut të Butelit është vendosur tashmë edhe mbishkrimi në gjuhën shqipe, pasi qytetarët ndërmorën vetë një veprim të tillë. Këtë zhvillim e kanë bërë të publike këshilltarët e AKI-së, të cilët kanë theksuar se kjo hapësirë publike ishte kthyer në vatër diskutimi për shkak të mungesës së dygjuhësisë krahas gjuhës maqedonase.
Sipas përfaqësuesve të AKI-së, kërkesat e vazhdueshme të bëra në seancat e Këshillit të Komunës së Butelit, përmes rrjeteve sociale, mediave dhe Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve nuk u morën parasysh nga institucionet përgjegjëse. Ata vlerësojnë se ndërhyrja e qytetarëve plotëson një detyrim ligjor që u takonte Komunës së Butelit dhe Qytetit të Shkupit.
Në reagimin e tyre përmenden dispozitat e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, konkretisht neni 1, paragrafi 3, i cili përcakton se gjuha e folur nga të paktën 20 për qind e banorëve është zyrtare në nivel lokal, si dhe neni 16 që rregullon emërtimet e parqeve dhe objekteve infrastrukturore.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



