Kos: Pa ndryshimet kushtetuese nuk ka negociata me BE-në
Komisionerja evropiane për Zgjerim kërkon zbatimin e ndryshimet kushtetuese nga Qeveria.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, i ka bërë thirrje Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që të miratojë dhe zbatojë ndryshimet kushtetuese, duke theksuar se ky mbetet parakushti kryesor për zhbllokimin e procesit dhe vijimin e negociatave me Bashkimin Evropian. «Ju lutem, përmbusheni obligimin tuaj dhe zbatoni ndryshimet kushtetuese. Jam e bindur se më pas mund të vazhdojmë përpara, në interesin më të mirë të qytetarëve tuaj», deklaroi Kos.
Ajo tha se e kupton zhgënjimin ose pakënaqësinë e qytetarëve për shkak të ngecjes shumëvjeçare të procesit eurointegrues, por nënvizoi se aktualisht ekziston një mundësi historike për zgjerimin e BE-së. Krahas këtyre kushteve, ajo përmendi gjithashtu luftën kundër korrupsionit, zbatimin e sundimit të ligjit dhe forcimin e institucioneve demokratike si reforma të domosdoshme, ndërkohë që vendi ende nuk ka hapur kapitujt e parë të negociatave.
Siç raportoi Zhurma më 16 nëntor 2026, Terras: Komisioni Evropian dhe Marta Kos i detyrohen Kosovës shpjegim lidhur me zhvillimet dhe incidentet e fundit në Bruksel gjatë Forumit të Zgjerimit.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


