Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Çfarë tha Ahmeti për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut?

Kreu i BDI-së takoi shefin e Delegacionit të BE-së në Shkup, Mikalis Rokas, për të diskutuar perspektivën evropiane të vendit.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

SHKUP — Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zhvilloi sot një takim me shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, Mikalis Rokas. Në qendër të bisedimeve qëndruan obligimet e Maqedonisë së Veriut ndaj BE-së dhe përgjegjësia e institucioneve për realizimin e reformave të nevojshme për anëtarësim të plotë.

Çfarë tha Ahmeti për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut?
Foto: Werner Pfennig / Pexels

Ahmeti ritheksoi se integrimi evropian mbetet "prioritet strategjik dhe interes madhor shtetëror", duke shtuar se vendi "nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në Bashkimin Evropian".

Bashkëbiseduesit vlerësuan rëndësinë e forcimit të shtetit ligjor, funksionimit demokratik të institucioneve dhe ruajtjes së orientimit pro-evropian si parakushte kyçe. U potencua nevoja për angazhim të përbashkët politik për përshpejtimin e rrugës evropiane.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Brezovicë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme