AGK: Ka ardhur koha të veçohet Kurti për gjuhën ndaj mediave
Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, komenton Raportin e Progresit dhe kritikat ndaj zyrtarëve qeveritarë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, ka komentuar gjetjet e Raportit të Progresit gjatë një paraqitjeje në RTV21, duke u ndalur te vërejtjet për qasjen e pushtetit ndaj mediave. Sipas tij, kritikat dhe vërejtjet e adresuara për gjuhën e përdorur nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe zyrtarët e Qeverisë janë pritur mirë nga organizata që drejton.
Rexha theksoi se sulmet ndaj gazetarëve kanë qenë të vazhdueshme gjatë gjashtë viteve të fundit dhe se «ka ardhur koha të veçohet kryeministri Kurti». Ai shtoi se AGK-ja ka denoncuar vazhdimisht përdorimin e gjuhës denigruese dhe sulmuese ndaj punonjësve të medias nga ana e kryeministrit.