Hapet afati i dytë për regjistrimin në shkollat e mesme

Si do të ndahen 11,882 vendet e lira për semimaturantët e mbetur?

Hapet afati i dytë për regjistrimin në shkollat e mesme
Foto: Wikimedia Commons

SHKUP — Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut ka shpallur zyrtarisht afatin e dytë të regjistrimit të nxënësve në shkollat e mesme për vitin e ri shkollor 2026/2027. Ky vendim u vjen në ndihmë të gjithë semimaturantëve që nuk arritën të regjistroheshin dot gjatë afatit të parë.

Regjistrimi i dytë elektronik për këtë fazë do të realizohet të martën, më 23 qershor. Menjëherë pas përfundimit të aplikimit online, nxënësit janë të obliguar që të mërkurën, më 24 qershor, t'i dorëzojnë dokumentet dhe certifikatat origjinale direkt në komisionet e shkollave përkatëse.

Sipas të dhënave zyrtare, për këtë afat janë gjithsej 11,882 vende të lira në të gjithë vendin. Shumica e këtyre vendeve janë për mësim në gjuhën maqedonase, ku janë të disponueshme 7,404 pozicione. Për paralelet në gjuhën shqipe ka 4,002 vende, për turqishten 456, ndërsa 20 vende janë për gjuhën serbe.

Për të gjitha ato shkolla të mesme ku do të paraqitet një numër më i madh kandidatësh me numër identik pikësh, do të organizohet edhe një test shtesë kualifikimi më 29 qershor. Ky vlerësim do të përcaktojë përfundimisht nxënësit që do të pranohen në këto institucione.

Burim: Almakos
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Pse Tetova hyn edhe këtë verë me të njëjtët premtime kundër kaosit?
  2. Pse Filipçe nuk do t'i japë alibi Mickoskit për zgjedhje?
  3. Maqedonia ndalon lëvizjen pa leje nëpër pyje nga 1 korriku
  4. Sa zjarre aktive mbetën nëpër Maqedoni pas gjithë kësaj fundjave?

Vazhdo leximin