30 kursantë helmohen sërish në Akademinë e Sigurisë
Pse përsëritet helmimi brenda pak muajsh nga kateringu SORI-AL?
TIRANË — Rreth 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë pësuan simptoma të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke mbrëmjen e djeshme. Ushqimi erdhi nga kateringu SORI-AL. Të ndarë në grupe, kursantët morën ndihmë mjekësore në spital.
Ky helmim është i dyti brenda pak muajsh. Herën e parë, 52 studentë u helmuan nga i njëjti katerim. Analiza mikrobiologjike zbuloi Escherichia coli dhe stafilokok në makaronat. Akademia e Sigurisë ndëshkoi SORI-AL me 1.5 milionë lekë dhe e blokoi atë.
Disa ditë më vonë, aktiviteti u zhbllokua kur mostrat e ambientit të kuzhinës rezultuan brenda normave të higjenës. Helmimi i ri e vë në dyshim atë vendim. Policia dhe AMP kanë nisur hetimin për sa ndodhi mbrëmjen e djeshme.
Burim: Shqiptarja
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.