Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Ekonomi

235 persona përfituan dyfishtë ndihmë sociale e pension, 236 mijë euro dëm

Pse sistemi i mbrojtjes sociale në Maqedoni lejoi pagesa të dyfishta pa kontroll?

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

SHKUP — Enti Shtetëror i Revizionit ka zbuluar lëshime sistemike në pagesat e mbrojtjes sociale për periudhën 2022–qershor 2025, ku 235 persona kanë përfituar njëkohësisht edhe ndihmë sociale edhe pension, duke shkaktuar një dëm prej 236 mijë euro në buxhetin shtetëror.

235 persona përfituan dyfishtë ndihmë sociale e pension, 236 mijë euro dëm
Foto: almakos.com

Revizorët kanë identifikuar 190 përdorues që morën 10,7 milion denarë ndihmë sociale, 5 përdorues me 426 mijë denarë ndihmë të përjetshme, dhe 40 përdorues të moshuar që morën 3,3 milion denarë nga sigurimi social — të gjitha pa bazë ligjore. Problemi rrjedh nga kontrollet e dobëta dhe mungesa e shkëmbimit zyrtar të të dhënave mes institucioneve.

Raporti i ESHR-së kritikon qendrat për punë sociale për kontroll të pamjaftueshëm, dokumentacion jo të plotë, vonesa procedurale dhe ndjekje jo efikase të kthimit të pagesave të pa baza. Gjendja përbën rrezik për "harxhimi jo racional i mjeteve publike" dhe ul efikasitetin e sistemit.

ESHR ka paralajmëruar gjithashtu se Qendra Sociale Ndërkomunale dhe Agjencia për Punësim nuk zbatojnë ligjin për aktivizimin e papunëve — planet individuale përpunohen manualisht, jo elektronikisht, pa bashkëpunim funksional mes institucioneve. Për korrigjim, propozohet përmirësimi i kornizës ligjore dhe koordinimit ndëministror.

Burim: Almakos
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme