Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

19 vjet nga vdekja e Faruk Begollit, në kujtim të tij mbahen ditët e filmit

Sot bëhen 19 vjet nga vdekja e aktorit Faruk Begolli, figura e njohur e kinematografisë kosovare dhe ish-jugosllave.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Sot shënohet 19-vjetori i vdekjes së aktorit Faruk Begolli, një prej emrave më të rëndësishëm të artit shqiptar. Në këtë përvjetor, në kujtim të tij mbahen ditët e filmit.

19 vjet nga vdekja e Faruk Begollit, në kujtim të tij mbahen ditët e filmit
Foto: sinjali.com

Begolli lindi më 14 shkurt 1944 në Pejë dhe vdiq më 23 gusht 2007. Ai studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd, ku diplomoi në vitin 1966. Gjatë karrierës së tij, luajti në më shumë se 60 filma, duke filluar me “Pogled u Zenicu Sunca” në vitin 1966. Më pas, bashkëpunoi me regjisorin Purisa Dordevic në filmat “Podne”, “Jutro” dhe “San”.

Ndër rolet e tij të spikatura përfshijnë “Bitka na Neretvi”, “Cuvar plaze u zimskom periodu” dhe “Dervishi dhe Vdekja”. Ai la gjurmë edhe në kinematografinë kosovare me role në filmat “Era dhe Lisi”, “Kur pranvera vonohet”, “Të Ngujuarit”, “Si të vdiset” dhe “Proka”.

Përveç aktrimit, Begolli kontribuoi në zhvillimin e teatrit dhe edukimit artistik në Kosovë. Ai ishte bashkëthemelues i Degës së Aktrimit në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës dhe në vitet ’90 bashkëthemeloi Teatrin “Dodona” në Prishtinë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme