18 nxënës përjashtohen nga Provimi i Maturës për posedim të telefonave
Tetëmbëdhjetë kandidatë janë larguar nga procesi i testimit për shkak të përdorimit të telefonit në kundërshtim me rregullat.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gjatë mbajtjes së Provimit të Maturës Shtetërore në qendrat e testimit anë e mbanë vendit, tetëmbëdhjetë nxënës janë larguar nga kjo provë pasi janë kapur me telefona, veprim ky që bie ndesh me rregullat e përcaktuara për mbarëvajtjen e këtij procesi. Më herët, gjatë kësaj dite, ky testim kishte nisur në orën 10:00 sipas procedurave të parashikuara, ku morën pjesë kandidatët që ishin aprovuar pas verifikimit të aplikimeve në platformën elektronike.