Vazhdo leximin
e shtunë, 31 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Helika e mjetit lundrues plagos 17-vjeçarin në Karaburun

I dëmtuar u transportua me ambulancë në Spitalin Rajonal të Vlorës; policia heton një person për ngjarjen

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Karaburun, 17-vjeçari përfundon në spital pasi u dëmtua nga helika e një mjeti lundrues. Policia e Vlorës bëri të ditur se rreth orës 16:50, një mjet lundrues, që drejtohej nga shtetasi E. I., 32 vjeç, ishte duke lundruar nga Gadishulli i Karaburunit në drejtim të molit në Vlorë.

Helika e mjetit lundrues plagos 17-vjeçarin në Karaburun
Foto: Plazhi Shën Vasili Karaburun / Wikimedia Commons

Sipas të dhënave paraprake, gjatë lundrimit njëri prej pasagjerëve, shtetasi S. Ç., 17 vjeç, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë pranë pjesës së motorit të mjetit lundrues, ku është dëmtuar nga helika, duke pësuar plagë në këmbë.

I dëmtuari u transportua me ambulancë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Burim: ATSH, https://ata.gov.al/2026/07/23/karaburun-17-vjecari-perfundon-ne-spital-pasi-u-demtua-nga-helika-e-nje-mjeti-lundrues/— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme