Zhurma Press E Diel · 23 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 20:46 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Kronikë e zezë SHQ

Çfarë ndodhi me 17 të pandehurit e grupit të kanabisit?

Dënohen me burg për kultivimin e 1.7 tonë kanabis në Berat

Redaksia ZHURMA 16:05 Përditësuar 18:22 1 min lexim
Çfarë ndodhi me 17 të pandehurit e grupit të kanabisit?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

— BERAT Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë 17 të pandehurit të grupit të strukturuar kriminal ku përgjatë 2021-2022 kanë kultivuar 4 sera me kanabis në Berat. Sadetin Hasaj dhe Blerim Xheka, të konsideruar drejtues të grupit kriminal, u dënuan përfundimisht me 8 vjet e 8 muaj burg secili, pas përfitimit nga gjykimi i shkurtuar.

Me nga 6 vjet e 8 muaj burg u dënuan Sidrit Bisha, Suad Smakaj, Jurgen Ujkaj, Samoel Lushaj, Endriol Xheka, Mirvaldo Disha dhe Hamdi Dyli. Ndërsa Arben Vrapi, Adiol Çifliku, Lulzim Bushataj, Mustaf Manej, Bashkim Mema dhe Edison Mema u dënuan secili me 5 vjet e 4 muaj burg.

Për Drita Memën dhe Izmire Memën, Gjykata vendosi nga 4 vjet burg, por pezulloi ekzekutimin e dënimit, duke i lënë në shërbim prove për një periudhë prej 3 vitesh.

Burim: Insajderi, https://insajderi.org/kultivuan-mbi-1-7-ton-kanabis-ne-4-sera-denohen-17-te-te-pandehurit/
— Redaksia ZHURMA

Komentet