Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Zvezdanoviq: Milan Radojiçiq është larguar nga Serbia në drejtim të Rusisë

Ish-inspektori i BIA-s thotë se organizatori i sulmit në Banjskë ndodhet në Rusi.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Milan Radojiçiqi, i cili konsiderohet nga autoritetet e Kosovës si organizatori i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, dyshohet se ka lëshuar territorin e Serbisë dhe është vendosur në Rusi. Ish-inspektori i pavarur i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA), Milan Zvezdanoviq, ka deklaruar se posedon informacione jozyrtare për largimin e tij.

Zvezdanoviq: Milan Radojiçiq është larguar nga Serbia në drejtim të Rusisë
Foto: sinjali.com

Gjatë një paraqitjeje në televizionin N1, Zvezdanoviq tha se sipas burimeve brenda BIA-s, Radojiçiqi tashmë ndodhet në Rusi. I pyetur nëse ky largim është bërë me leje apo në rrugë ilegale, duke qenë se në pushtet vazhdon të jetë Partia Progresive Serbe (SNS), ai deklaroi se «atij nuk i është dashur leje».

Sipas ish-inspektorit, largimi i tij ka shqetësuar një pjesë të udhëheqjes së BIA-s, e cila kishte skema biznesore dhe kriminale me të. Radojiçiqit i ishte konfiskuar pasaporta me vendim gjykate, i ishte ndaluar largimi nga Serbia dhe kishte pasur obligim të paraqitej rregullisht në polici. Televizioni N1 kishte drejtuar pyetje në Gjykatën e Lartë për respektimin e këtij detyrimi, por nuk kishte marrë përgjigje, ndërsa ditë më parë ishte raportuar edhe për një mundësi të largimit të tij drejt Turqisë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik 2 Prishtinë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme