Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Zulfaj pret ministrin e Francës për Evropën: Jemi të bashkuar dhe aleatë

Negociatori i Kosovës me BE Jeton Zulfaj priti Haddadin në vizitën e tij të parë në Kosovë

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Ministri i deleguar i Francës për Evropën, Benjamin Haddad, ka mbërritur në Kosovë. Kështu ka njoftuar negociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, i cili edhe e ka pritur Haddadin në vizitën e tij të parë në Kosovë.

Zulfaj pret ministrin e Francës për Evropën: Jemi të bashkuar dhe aleatë
Foto: TrisHR / Wikimedia Commons

Zulfaj në platformën X shkroi: “Kosova qëndron në solidaritet me Francën ndërsa ajo lufton zjarret e tmerrshme pranë Bordeaux. Jemi të bashkuar dhe aleatë.”

Haddad më 27.07.2026 me fillim nga ora 09:00 do të zhvillojë një takim me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca. Pas atij takimi, së bashku me ministrin në detyrë të Financave do të nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në fushën e drejtësisë, arsimit dhe organizimit të Lojrave Mesdhetare.

Burim: Kallxo
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Fushë Kosova Fushë Kosovë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme