Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Opera e Kosovës feston pesëvjetorin me koncertin gala dhe Elbenita Kajtazin

Institucioni do të shënojë pesëvjetorin e themelimit me një mbrëmje artistike në Prishtinë, ku do të performojë sopranoja e njohur.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Opera e Kosovës do të shënojë pesëvjetorin e themelimit me një mbrëmje artistike të titulluar „Opera Gala“, e cila i kushtohet rrugëtimit të institucionit në zhvillimin dhe afirmimin e artit operistik. E ftuar speciale e kësaj ngjarjeje do të jetë sopranoja shqiptare Elbenita Kajtazi, e cila renditet ndër artistet më të afirmuara në skenën ndërkombëtare të operës. Ajo do të interpretojë e shoqëruar nga Orkestra e Operës së Kosovës.

Opera e Kosovës feston pesëvjetorin me koncertin gala dhe Elbenita Kajtazin
Foto: botasot.info

Koncerti do të drejtohet nga dirigjenti italian Carlo Goldstein, i cili mbart një karrierë ndërkombëtare në repertorin operistik dhe simfonik. Ai ka shënuar angazhime në institucione të njohura muzikore si Teatro La Fenice në Venedik, Sydney Opera House dhe Vienna Volksoper, ku ka shërbyer si dirigjent kryesor i ftuar. Ngjarja festive do të mbahet më 19 nëntor 2026, duke filluar nga ora 19:30, në ambientet e Klan Arenës në Prishtinë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme