Kronikë e zezë
SHQ
Sa dëme shkaktoi zjarri në tregun e fruta-perimeve të Lushnjës?
Flakët kanë përfshirë tregun e fruta-perimeve në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.
Redaksia ZHURMA
08:27
Përditësuar 07:22
1 min lexim
LUSHNJË — Një zjarr ka përfshirë tregun e fruta-perimeve në Lushnjë rreth orës 03:30 të mëngjesit të së hënës. Si pasojë e flakëve është djegur pothuajse gjysma e çatisë së tregut, si edhe raftet bashkë me mallrat që ndodheshin aty.
Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende. Autoritetet nuk kanë dhënë informacion të mëtejshëm mbi vlerësimin e dëmeve.
Burim: Lapsi.al
— Redaksia ZHURMA