Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Zjarr në magazinën e drurit në Gjirokastër

Zjarrfikësit ndërhyjnë për të parandaluar përhapjen e flakëve në një magazinë druri pranë ish-Parkut.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

GJIROKASTËR — Një zjarr ka rënë në një magazinë prej druri, pranë ish-Parkut në qytetin e Gjirokastrës. Salla e Informacionit pranë Drejtorisë së MZSH-së Gjirokastër ka marrë njoftimin për ngjarjen dhe ka dërguar menjëherë në vendngjarje dy grupe shërbimi, të pajisura me dy automjete zjarrfikëse dhe një autobot për furnizimin me ujë. Efektivët kanë konstatuar se flakët kishin përfshirë ambientet e brendshme ku ndodheshin materiale drusore, duke paraqitur rrezik për përhapjen e shpejtë të zjarrit në të gjithë objektin. Për të bërë të mundur ndërhyrjen nga jashtë, zjarrfikësit kanë prerë hekurat mbrojtëse të një dritareje, përmes së cilës kanë depërtuar me ujë për të shuar vatrën. Falë ndërhyrjes së shpejtë, flakët u izoluan në kohë, ndërsa nga incidenti janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale pa prekur pjesët e tjera të magazinës.

Zjarr në magazinën e drurit në Gjirokastër
Foto: top-channel.tv
Video · YouTube ↗

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme