Zhvillimi i basketbollit shqiptar në qendër të takimit me drejtuesit e FIBA-s
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit zhvilloi një takim me sekretarin e përgjithshëm të FIBA-s dhe krerët e basketbollit vendor.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka zhvilluar një takim zyrtar në ambientet e dikasterit që drejton me drejtues të lartë të organizmave ndërkombëtare dhe vendase të këtij sporti. Të pranishëm në këtë bashkëbisedim kanë qenë Sekretari i Përgjithshëm i FIBA-s, Andreas Zagklis, anëtari i Bordit të FIBA Europe, Michal Konecny, si dhe kryetari i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari.
Gjatë bisedimeve, palët janë ndalur te mundësitë e avancimit të basketbollit në vend përmes investimeve më të mëdha në infrastrukturën e kësaj fushe dhe hapësirave të reja funksionale. Po ashtu, vëmendje e veçantë i është kushtuar ligjit të sponsorizimit si mekanizëm për të tërhequr kapitalin privat drejt klubeve dhe atletëve, ndërsa është diskutuar edhe zgjerimi i partneritetit me FIBA-n për të rritur nivelet e konkurrencës ndërkombëtare të ekipeve tona.