Silvinjo nis bisedimet me Federatën Bullgare pas refuzimit të Korinthiasit
Bish-trajneri i Shqipërisë po flasë me Bullgarinë për drejtimin e kombëtares, duke mbetur në Europë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Silvinjo, ka filluar bisedimet me Federatën Bullgare të Futbollit për të marrë drejtimin e përfaqësueses së tyre kombëtare. Tekniku brazilian nuk ka gjetur akoma një sistemim pasi u largua nga kuqezinjtë dhe ka qenë në negociata me disa klube, sipas një interviste të tij të fundit.
Silvinjo ka refuzuar më parë ofertën për të drejtuar Korinthiasin në Brazil, duke thënë se është i fokusuar që të qëndrojë në Europë, e cila sipas tij është kulmi i futbollit në botë. Ndërsa mendonte se do të zgjidhte një klub, ka ardhur lajmi i bisedimeve me Bullgarinë.