Zhurma Press E Mërkurë · 26 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 14:50 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Çfarë i ndodhi 16-vjeçares nga Gjakova që u largua nga shtëpia?

Vajza u kthye në shtëpi pas një jave dhe njoftoi Policinë për zhdukjen

Redaksia ZHURMA 11:05 Përditësuar 17:53 1 min lexim
Çfarë i ndodhi 16-vjeçares nga Gjakova që u largua nga shtëpia?
FOTO · Foto: Gjakova from the drone, Orize Jugore, Blloku i ri 2 / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

GJAKOVË — Një rast i zhdukjes së një të miture në Gjakovë ka përfunduar pa pasoja, pasi vajza është kthyer në shtëpi pas rreth një jave dhe ka sqaruar rrethanat e largimit të saj. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se zhdukja ishte raportuar më 1 korrik, kur nëna e saj kishte njoftuar Policinë se vajza ishte larguar nga shtëpia, duke lënë pas një letër të shkruar me dorë.

Familja e vajzës ishte përpjekur ta kontaktonte përmes rrjeteve sociale, por pa sukses, çka kishte bërë që rasti të trajtohej nga Policia si “Person i zhdukur”, në koordinim me Prokurorin për të Mitur. 16-vjeçarja, pas veprimeve hetimore, është konfirmuar se është kthyer në shtëpi më 7 korrik, rreth orës 23:00.

Një ditë më vonë, ajo është paraqitur në stacion policor, ku është intervistuar në prani të një punonjëseje sociale. Gjatë deklarimit, 16-vjeçarja ka shpjeguar se ishte larguar nga shtëpia pas një mosmarrëveshjeje me nënën, duke thënë se është person me temperament dhe se reagoi nga mllefi pasi asaj i ishin kërkuar llogari nga familja.

Ajo ka deklaruar se gjatë gjithë kohës kishte qëndruar në vende të pabanuara derisa ishte qetësuar, ndërsa kishte mbajtur kontakte me familjarët përmes telefonit, duke i njoftuar se ishte mirë dhe se do të kthehej në shtëpi. Sipas deklarimit të saj, ajo nuk është keqtrajtuar nga askush, ndërsa gjendja e saj shëndetësore është e mirë.

— Burim: Sinjali, https://sinjali.com/ — Redaksia ZHURMA

Komentet