Zhurma Press E Martë · 01 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 14:44 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Zhduket 12-vjeçarja në Gjakovë?

Familja në ankth – tha se donte të shkonte në Shtëpinë e Fëmijëve

Redaksia ZHURMA 05:42 Përditësuar 17:14 1 min lexim
Zhduket 12-vjeçarja në Gjakovë?
FOTO · Ilustrim · US Navy 040218-N-8228R-023 An Italian police officer stands watch as another searches for possible threats (Public domain) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Gjakovë, 15 korrikut — Një vajzë 12-vjeçare është raportuar e zhdukur në Gjakovë, ndërsa Policia ka nisur kërkimet për lokalizimin e saj. Sipas informacioneve që posedon Sinjali, 12-vjeçarja është larguar nga shtëpia pasditen e 14 korrikut, rreth orës 16:00, së bashku me motrën e saj më të vogël dhe një vajzë nga lagjja.

Babai i saj ka arritur ta gjejë vetëm motrën e vogël pranë pompës së derivateve “HIB Petrol”, në rrugën “Gasper Karaqi”, ndërsa ajo i ka treguar se A.K. ishte larguar duke thënë se dëshironte të shkonte në Shtëpinë e Fëmijëve.

Familjarët kanë deklaruar se 12-vjeçarja nuk ishte larguar asnjëherë më parë nga shtëpia dhe, sipas tyre, nuk kishte pasur probleme që do të shpjegonin largimin e saj. Mëngjesin e 15 korrikut, rreth orës 07:00, një i afërm i familjes e kishte parë të miturën së bashku me vajzën e fqinjit në rrugën “UÇK” në Gjakovë, kishte komunikuar shkurt me to, por ato kishin vazhduar rrugën.

Policia e Kosovës ka iniciuar rastin “Person i zhdukur” dhe po vazhdon kërkimet për gjetjen e 12-vjeçares.

Burim: Sinjali, https://sinjali.com/zhduket-12-vjecarja-ne-gjakove-familja-ne-ankth-tha-se-donte-te-shkonte-ne-shtepine-e-femijeve/
— Redaksia ZHURMA

Në EnciklopediUshtria Çlirimtare e Kosovës: nga malet e Drenicës te çlirimi krah NATO-sLexo zërin →
Komentet