Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Pse u shpallën zgjedhjet në Bërvenicë?

Kryeministri Hristijan Mickoski: do t'i shpallë zgjedhjet në tetor

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Bërvenicë, 18 korrik 2026 — Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarin e Komunës së Bërvenicës pritet të mbahen në muajin tetor, kjo pasi ish-kryetari Jovica Ilievski ndërroi jetë muajin e kaluar, raporton Portalb.mk. Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, përmes një deklarate tha se pritet që Kuvendi deri në fund të këtij muaji t’i shpallë zgjedhjet. “Ne si qeveri e miratuam konkluzionin, e dorëzuam në Kuvend, mendoj se këtë muaj kuvendi ngadalë por sigurt do t’i shpallë zgjedhjet dhe diku në muajin tetor të ndodhin ato zgjedhje”, theksoi Mickoski.

Pse u shpallën zgjedhjet në Bërvenicë?
Foto: Ilustrim · Presidency in Tirana, Albania (CC BY-SA 2.0) / Wikimedia Commons

Në ndërkohë, ditë më parë, Këshilli Komunal i Bërvenicës e emëroi Robert Millosheskin si ushtrues detyre kryetar i komunës. Millosheski e mbante pozitën e kryetarit të këshillit komunal, ndërsa në vend të tij si kryetar i këshillit u vendos Mirosllav Dailovski. Kryetari i Komunës së Bërvenicës, Jovica Ilievski, vdiq në qershor të këtij viti. Ai ishte kryetar i komunës që nga viti 2021 dhe e fitoi mandatin e dytë në krye të kësaj komune në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtur në 2025.

Qeveria ka miratuar konkluzionin për shpalljen e zgjedhjeve dhe e ka dorëzuar Kuvendit, duke hapur rrugën për procedurat ligjore që do të çojnë në zgjedhje të parakohshme në tetor.

Burim: Portalb, https://portalb.mk/zgjedhjet-ne-bervenice-pritet-te-mbahen-ne-tetor-rrjedhin-procedurat-ligjore-pas-vdekjes-se-ish-kryetarit/ — Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Batllavë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme