Vazhdo leximin
e hënë, 19 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Zëdhënësja e KE: Anëtarësimi në BE është një projekt i të gjithë shoqërisë

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Paula Pinho, theksoi se dialogu është kyç për të ecur përpara drejt anëtarësimit në BE, pavarësisht nga qëndrimi i kryeministrit Edi Rama.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Paula Pinho, theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është një projekt i të gjithë shoqërisë dhe se dialogu është kyç për të ecur përpara. Përgjigja e Pinhos u dha në përgjigje të pyetjes së News24 nëse rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE varet vetëm nga kryeministri Edi Rama dhe nëse ky proces është i kushtëzuar nga qëndrimi i tij në detyrë.

Zëdhënësja e KE: Anëtarësimi në BE është një projekt i të gjithë shoqërisë
Foto: voal.ch

Pinho theksoi se Shqipëria ka shënuar përparim në reforma, duke nënvizuar rëndësinë e vijimit dhe zbatimit të tyre, si dhe të dialogut si element thelbësor për avancimin e procesit. Ajo shtoi se zbatimi i reformave të nevojshme për përafrimin me legjislacionin e BE-së është thelbësor për suksesin e tyre.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Pejton, Prishtinë 25 kamera →